Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

A do të ketë BDI president dhe kryeministër? Flet Kovaçevski

13/10/2023
A do të ketë BDI president dhe kryeministër? Flet Kovaçevski
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt – këtë e ka përsëritur kryeministri Dimitar Kovaçevski pas thirrjeve të fundit të opozitës për organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan Alsat.

Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, madje ka kërkuar takim liderësh për të përcaktuar datën e zgjedhjeve, por qeveria e ka refuzuar si ide. Sipas Kovaçevskit, se në cilin muaj do të shpallen zgjedhjet, varet nga afatet që do t’i përcaktojë Kuvendi.

Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të partive politike që të ulen dhe të diskutojnë për detajet e datës, pasi kjo do të varet edhe nga miratimi i mundshëm i ndryshimeve në Kodin zgjedhor.

Së shpejti ndryshimet pritet të hyjnë në procedurë parlamentare kurse OSBE dhe BE nuk rekomandojnë ndryshimin e rregullave zgjedhore gjashtë muaj para zgjedhjeve.

Mbetet të shihet edhe nëse zgjedhjet do të jenë të dyfishta. Siç tha më herët kryeparlamentari Talat Xhaferi, e vetmja datë kur zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe ato presidenciale mund të përkojnë do të jetë 5 maji, pra java kur bien Pashkët vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, sot mediat spekuluan se disa parti politike shqyrtojnë mundësinë e bojkotimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale nëse zgjedhjet parlamentare nuk mbahen në të njëjtën ditë.

Nëse zgjedhjet presidenciale dështojnë, pra nëse nuk dalin më shumë se 40% e votuesve të regjistruar, atëherë kryeparlamentari Talat Xhaferi automatikisht do të ishte në krye të shtetit.

Të pyetur për një skenar të tillë, erdhi një përgjigje e pazakontë nga përfaqësuesit e qeverisë.

Gazetari: Për shkak të censusit të lartë në raundin e dytë, ekziston rreziku që zgjedhjet presidenciale të dështojnë kurse keni marrëveshje me BDI në 100 ditët e fundit që BDI të propozojë kryeministër. A jeni gati nëse zgjedhjet dështojnë, që Talat Xhaferi të jetë president, BDI të ketë kryeministër, që i gjithë vendi të jetë në duart e BDI-së?

Bytyqi: Nuk mendoj se duhet të qëndroj në pyetje të tilla.

Kovaçevski: Pyetja ishte absolutisht jokorrekte.

Mickoski më herët gjatë një interviste theksoi se VMRO-DPMNE nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet presidenciale sepse kandidati i tyre do të jetë favorit./ Alsat.mk

Previous Post

Vjetërsohet lënda gjyqësore ku akuzohej Milloshoski

Next Post

Lista me ushqimet më të mira për shëndetin e syve

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Lista me ushqimet më të mira për shëndetin e syve

Lista me ushqimet më të mira për shëndetin e syve

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk