Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

A do të distancohet BDI-ja edhe nga Ramiz Merko?

22/12/2024
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Së fundmi, në Daily Click në TV21, Blerim Bexheti nga BDI deklaroi se ish-zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, Artan Grubi nuk është më pjesë e BDI-së. Kjo deklaratë e Bexhetit erdhi pasi Grubi i fut në listën e zezë amerikane, e më pas personalisht mori vendimin që të tërhiqet nga jeta publike.

“Pas atij momenti, Artan Grubi është tërhequr nga jeta publike. Sigurisht se edhe ai ka informacionin që paraprakisht ka një vendim të tillë në organet partiake dhe është tërhequr nga çdo organ dhe rol dhe faktikisht nuk është pjesë e BDI-së pas atij vendimi”, deklaroi Bexheti në Tv21.

Mirëpo, nga radhët e integristëve, paraprakisht Departamenti Amerikan i Shtetit kishte futur në listë të zezë edhe një eksponent politik, Ramiz Merkon. Atë botë, në BDI u mor vendim që i njëjti të ngrijë aktivitetet partiake.

“Njoftojmë opinionin se BDI kërkon nga institucionet që të hapin menjëherë hetim gjithëpërfshirës për z.Ramiz Merko, për të gjitha pretendimet dhe informacionet e mundshme që dalin nga ky vendim i DASH. Nën dy, BDI pranon vendimin e z.Merko për të ngrirë anëtarësinë e tij në Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së, deri sa të përfundojë hetimi dhe nën tre, BDI pezullon aktivitetin zgjedhor partiak në Degën e Strugës, deri sa të krijohen kushte të reja për organizimin e tyre”, deklaronte Bujar Osmani nga BDI.

Që nga ajo kohë, nga BDI nuk janë deklaruar në lidhje me vendimin përfundimtar për Merkon, ai është parë në disa evenimente të organizuara nga integristët. Kujtojmë se sikurse Merko, në listën e zezë të SHBA-ve është edhe ish-deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, i cili vijon të jetë pjesë e partisë me në krye Ali Ahmetin.

Previous Post

Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?

Next Post

Horoskopi për datën 22 dhjetor

Related Posts

Aktuale

Mexhiti: Bujar Osmani s’ka të drejtë të flasë për ndërtime pa leje, sepse vetë jeton në një të tillë!

14/10/2025
Maqedoni

Adnan Azizi: Si rezultat i politikave të BDI-së, 80 për qind e të rinjve braktisën Dibrën

14/10/2025
Maqedoni

Pse Bajram Rexhepi nuk e përmendi Monopolin para Bilall Kasamit?

14/10/2025
Maqedoni

Mexhiti takoi të rinjtë që do të votojnë për herë të parë: Rinia është energjia e ndryshimit në Çair

14/10/2025
Maqedoni

Mexhiti takoi të rinjtë që do të votojnë për herë të parë: Rinia është energjia e ndryshimit në Çair

14/10/2025
Aktuale

OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

14/10/2025
Next Post

Horoskopi për datën 22 dhjetor

Mexhiti: Bujar Osmani s’ka të drejtë të flasë për ndërtime pa leje, sepse vetë jeton në një të tillë!

14/10/2025

Adnan Azizi: Si rezultat i politikave të BDI-së, 80 për qind e të rinjve braktisën Dibrën

14/10/2025

Pse Bajram Rexhepi nuk e përmendi Monopolin para Bilall Kasamit?

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk