Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti prezantoi vizionin për arsimin e lartë

09/09/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot prezantoi vizionin e tij për
arsimin e lartë, duke theksuar projektin më të madh investues në këtë fushë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, kampusin e ri të
Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me vlerë mbi 35 milionë euro. “Sot nuk flasim vetëm për ndërtesa e infrastrukturë, por për një
investim në të ardhmen tone, në të rinjtë, profesorët, shkencëtarët dhe gjeneratat që do ta ndërtojnë këtë shtet. Universiteti ‘Nënë Tereza’ është një institucion me rëndësi kombëtare, rajonale dhe evropiane,”
theksoi Mexhiti. Ai nënvizoi se Çairi tashmë është shndërruar në qendër të arsimit të
lartë për shqiptarët në kryeqytet, ku gravitojnë katër universitete,
qindra profesorë dhe mijëra studentë. Me kampusin e ri, sipas tij, po hapet një kapitull i ri i zhvillimit akademik dhe kulturor.
“Rezultatet flasin vetë. Sot të rinjtë tanë nuk kanë më nevojë të largohen për dije jashtë vendit, e kanë këtu, në gjuhën e tyre amtare.
Kjo është edhe një përgjigje ndaj sfidës së emigrimit: duke ndërtuar universitete cilësore, i mbajmë të rinjtë këtu” u shpreh Mexhiti.
Në vizionin e tij, kampusi i ri pritet të bëhet qendër e inovacionit, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, me programe
konkurruese në nivel evropian, diploma të dyfishta dhe projekte të përbashkëta me universitete prestigjioze. “Ky investim duhet trajtuar si strategjik, njësoj i rëndësishëm si
energjetika apo shëndetësia. Partnerët ndërkombëtarë gjithashtu kanë rol për të mbështetur modernizimin dhe ndërkombëtarizimin e këtij universiteti” shtoi ai.
Në prag të përvjetorit të 10-të të themelimit të Universitetit “Nënë Tereza”, Mexhiti shprehu mirënjohje për profesorët, akademikët,
institucionet dhe qytetarët që e kanë mbështetur këtë projekt. “Arsimi në gjuhën shqipe nuk është luks, por e drejtë dhe realitet. Ky kampus do të jetë vend ku jo vetëm mësohet, por edhe krijohet e ardhmja”,
përfundoi Mexhiti.

Previous Post

Izraeli sulmon Katarin, shpërthime të fuqishme në Doha

Next Post

Çairi, Saraji apo Haraçina? Përgjigjet Zeqirija Ibrahimi

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Ata që promovuan valixhet, u paketuan vetë!

09/09/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Bujar Osmani mund të bëhët gjithçka, por jo kryetar i Çairit

09/09/2025
Maqedoni

Bekim Fazliu nga “Lëvizja Arbëria”: Izet Mexhiti po e kthen Shkupin në kryeqendër të politikës shqiptare

09/09/2025
Maqedoni

Murtezi: VLEN ndez zemrën e Çairit, entuziazmi popullor paralajmëron fitoren e Izet Mexhitit me 19 Tetor

09/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: 19 tetori është 13 gushti i dytë, populli sërish e mbron dinjitetin e vet

09/09/2025
Maqedoni

Adnan Azizi nga Çairi: Izet Mexhiti nuk njeh humbje në asnjë garë

09/09/2025
Next Post

Çairi, Saraji apo Haraçina? Përgjigjet Zeqirija Ibrahimi

Mexhiti: Ata që promovuan valixhet, u paketuan vetë!

09/09/2025

Pushime larg zhurmës, Zbulohet vendi ku po qëndrojnë Mozzik dhe Lotina

09/09/2025

BE dënon sulmin izraelit në Katar: Shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar

09/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk