Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Fillojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit në Tetovë

14/05/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komuna e Tetovës ka nisur zbatimin e dy projekteve të rëndësishme infrastrukturore në sistemin e furnizimit me ujë, të financuara në tërësi nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes kredisë hungareze dhe në kuadër të nënprogramit AA – Projekte infrastrukturore në Komuna për vitin 2024, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Projektet përfshijnë:

🔹 Rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Jashtë Vardarit”, me vlerë prej 15.248.478 denarë,

🔹 Rikonstruimin e tubacionit kryesor të ujësjellësit të qytetit të Tetovës nga Kodra e Diellit deri te rezervuari – faza e dytë, me vlerë prej 65.598.976 denarë.

Të dy projektet janë të financuara 100% nga buxheti i Qeverisë, ndërsa realizues i punimeve është kompania SHNPI PELLAGONIJA SHA – Gostivar.

“Këto investime janë pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të siguruar shërbime themelore dhe të qëndrueshme për qytetarët tanë. Përmirësimi i sistemit të ujësjellësit nuk është vetëm çështje infrastrukture, por një domosdoshmëri për cilësinë e jetës në qytet,” – deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

“Sot shënuam fillimin e një projekti jetik për qytetin, ndërtimin e një sistemi modern të furnizimit me ujë në një nga lagjet më të mëdha të Tetovës. Ky investim kap vlerën mbi 15 milionë denarë, të siguruar plotësisht si grant nga Qeveria, dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës për qindra familje”– theksoi Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Punimet pritet të zhvillohen në përputhje me afatet ligjore dhe standardet teknike të parashikuara në kontrata. Komuna do të monitorojë nga afër zbatimin e projekteve për të siguruar transparencë dhe efikasitet në çdo fazë.

Previous Post

Murtezani në takim me përfaqësues të Agjencisë Evropiane për Droga (EUDA)

Next Post

Presidentja Osmani pranoi raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025

Related Posts

Maqedoni

Adnan Azizi: Konfirmoj fitoren bindëse në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollnen…

02/11/2025
Maqedoni

Pas numërimit të 100% të votave në Bogovinë, Feti Abazi fiton bindshëm

02/11/2025
Maqedoni

Rezultatet përfundimtare në Dibër, Fisnik Mela fiton ndaj Ramadan Imerit

02/11/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti: Zgjedhjet u shoqëruan me manipulime e shantaze dhe përdorim të resurseve shtetërore

02/11/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti: Kemi fituar me vota kombëtare, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave

02/11/2025
Maqedoni

Mexhiti: Sot fituan shqiptarët – nis një erë e re politike

02/11/2025
Next Post

Presidentja Osmani pranoi raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025

Adnan Azizi: Konfirmoj fitoren bindëse në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollnen…

02/11/2025

Pas numërimit të 100% të votave në Bogovinë, Feti Abazi fiton bindshëm

02/11/2025

Rezultatet përfundimtare në Dibër, Fisnik Mela fiton ndaj Ramadan Imerit

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk