Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

BDI: Prokuroria të hetojë, në Tetovë po ngriten objekte pa pasur leje ndërtimi teksa komuna po i legalizon në mënyrë jo të ligjshme

09/04/2025
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Njerëz të afërt me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, po përfitojnë nga afërsia me këtë të fundit për të ndryshuar Planet Detale Urbanistike të qytetit”, reagojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, lidhur me siç thonë ata, kaosin urbanistik në Komunën e Tetovës.

Nga BDI thonë se nuk janë të pakta rastet kur në Tetovë ngriten objekte pa pasur leje të ndërtimit, dhe ndërkohë në bashkëpunim me komunën i legalizojnë ato, në mënyrë jo të ligjshme. Pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Besa, në Tetovë po lulëzon mafia urbane.

“Edhe sot jemi bërë top-temë në mediat prestigjioze ndërkombëtare dhe vendore për ndërtimet e parregullta që po ndodhin në Tetovë, si pasojë e bashkëpunimit të komunës me mafian urbane. Gati çdo ndërtim në rajonin e Tetovës, është ndërtim i egër.

Mafia urbane në bashkëpunim me autoritetet komunale po i ndryshon Planet Detale Urbanistike PDU, sipas nevojës së tyre. Kështu tregon edhe hulumtimi i BIRN-it, ku ka shumë raste që investitori ka pasur leje të ndërtojë objekt me katër kate, ndërsa ka përfunduar duke ndërtuar objekt me tetë katë.

E gjitha kjo bëhet pasi merret leja për ndërtim, dhe gjatë rrugës ndryshohet PDU. I pyetur nga gazetarët për këtë fenomen, Drejtori i Urbanizmit në komunën e Tetovës, Rilind Selmani tha se më mirë t’ua marrin paratë investitorëve, sesa t’ua prishin objektin.

Por ai nuk sqaroi se me çfarë qëllimi bëhet ndryshimi i PDU pasi fillon ndërtimi i objekteve? Investitorët, themelet që në fillim i vendosin për ta arritur qëllimin e tyre, duke qenë të sigurtë që komuna do ta lejojë këtë.

Kjo çështje ngrit dyshime që pas këtyre veprimeve fshihen vepra të rënda kriminale ku përmes tyre po pasurohen në mënyrë të paligjshme individë dhe struktura të caktuara.

Ftojmë Prokurorinë themelore që të hetojë rastin!”, thonë nga BDI.

Previous Post

Paraburgim 30 ditor për drejtorin e Spitalit Geriatrik, i cili dyshohet se mori ryshfet

Next Post

Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Maqedoni

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

12/10/2025
Maqedoni

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025
Maqedoni

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
Next Post

Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025

“Urime fitoren, Ramiz” – vjen urimi i Noizyt për Lladrovcin

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk