Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Gjumi i keq ndikon tek qarkullimi i gjakut

04/04/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit. Këtë e kanë konfirmuar shumë studime sipas të cilave, ndikimi fillestar i cilësisë së keqe të gjumit vërehet tek qarkullimi i gjakut.

Një studim, thotë se nëse njeriu fle më pak se 6 orë çdo natë, mund të jetë ndjeshëm më i rrezikuar nga ateroskleroza. Rreziku i shfaqjes së këtij problemi rritet me 27 përqind.

Studime të tjera shpjegojnë se gjumi i mirë i mban enët e gjakut në formë duke garantuar një qarkullim të mirë të tij.

Të dhënat e revistës Experimental Physiology tregojnë se mungesa e gjumit shkakton shumë ndryshime në qarkullimin e gjakut.

Ndryshimi më i rëndësishëm është se mungesa e gjumit ul me 40 deri në 60 përqind nivelin e tre molekulave shumë të rëndësishme në gjak.

Këto molekula bëjnë një punë të madhe sepse mbajnë nën fre proteinat që shkaktojnë inflamacion në trup.

Sa më pak molekula të tilla të qarkullojnë në organizëm, aq më të mëdha janë problemet që i kanosen organizmit. Ndër këto probleme, mund të përmendim isheminë dhe atakun në zemër.

7 Orë Gjumë Për Shëndetin Kardiovaskular

Numrat shtatë dhe tetë konsiderohen magjikë për shëndetin dhe jo pa shkak. Njeriu duhet të flejë rregullisht shtatë deri në tetë orë gjumë çdo natë.

Kësisoj ai do të mbajë në formë dhe në kontroll qarkullimin e gjakut dhe molekulat e lartpërmendura. Ekspertët thonë se hapi i parë drejt një gjumi të qetë është minimizimi i ekspozimit ndaj dritës artificiale me ngjyrë blu.

Kjo dritë vjen nga celulari ose kompjuteri. Ky ndriçim e mashtron trurin dhe e bën të mendojë se është akoma ditë dhe pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

Përpiquni të mos shikoni televizor të paktën 2 orë përpara se të bini për të fjetur. Një këshillë tjetër e rëndësishme është që të krijoni një rutinë gjumi dhe t’i përmbaheni asaj me përpikmëri.

Ritmi biologjik i trupit ka nevojë për rregull dhe përpikmëri. Nëse nuk ju zë gjumi, mund të merrni në konsideratë marrjen e suplementit të melatoninës.

Ky suplement duhet marrë 30-60 minuta përpara se të bini për të fjetur. Ekspertët gjithashtu këshillojnë që të mos konsumoni ushqim dhe pije alkolike përpara se të flini.

Previous Post

Takim Siljanovska Davkova-Radev: Në fokus tragjedia në Koçan, integrimin evropian

Next Post

Kaja Kallas më 8 Prill në Tiranë, zbardhet agjenda

Related Posts

Shëndet & Style

Quhet dita dembele! Pse na duhet një ditë në javë ku të mos bëjmë asgjë

11/10/2025
Shëndet & Style

‘Luftoni’ aneminë dhe lodhjen me gështenja, të gjitha vetitë dhe përfitimet e frutit të vjeshtës

10/10/2025
Shëndet & Style

​Miti popullor se pak verë është e mirë për shëndetin tuaj u rrëzua

09/10/2025
Botë

Pas dy javëve, paraqitet fituesi i 120 milionë eurove në Berlin

08/10/2025
Botë

Jepet çmimi Nobel në mjekësi, fitojnë tre shkencëtarë për gjetjet e tyre mbi sistemin imunitar

06/10/2025
Shëndet & Style

Keni vazhdimisht të ftohtë? Praktikoni këto këshilla

05/10/2025
Next Post

Kaja Kallas më 8 Prill në Tiranë, zbardhet agjenda

Pas humbjes me Shqipërinë, Stojkoviç jep dorëheqjen, Mirkoviç merr drejtimin e Serbisë

12/10/2025

Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

12/10/2025

Tirana të hënën pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor”

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk