Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj

10/02/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Tranës, Erion Veliaj u arrestua pasditen e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dh Korrupsionit. Oficerët e policisë gjyqësore u shfaqën në zyrën e tij rreth orës 14.00, dhe më pas e shoqëruan atë në mjediset e paraburgimit. Një urdhër arresti në shtëpi mësohet të jetë lëshuar dhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa e cila rezulton të jetë jashtë Shqipërisë.

Për momentin nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme, e cila në fund të muajit dhjetor bëri të ditur se në lidhje me hetimet që kishin përfshirë kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj dhe familjarë të tij, kishte të dhëna konkrete jo vetëm për “korrupsion pasiv”, por edhe për vepra të tjera penale si “korrupsion aktiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurish”.

Sipas prokurorisë, “konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë”.

Gjatë hetimeve, po sipas prokurorisë, “janë evidentuar veprime konkrete të cilat përfshijnë transaksione financiare, kontrata të dyshimta dhe fatura të dyshuara fiktive të realizuara përmes disa shoqërive, të cilat janë në pronësi të regjistruar ose që kontrollohen faktikisht nga familjarët e ngushtë dhe familjarë të tjerë të Kryetarit të Bashkisë”.

Më herët oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kishin ushtruar kontrolle në zyrat e bashkëshortes së Veliajt, si dhe në banesat e zyrat e vëllait të tij. Vetë kryebashkiaku u thirr më 26 dhjetor përballë hetuesve, ku qëndroi për gati 5 orë. Ai deklaroi më vonë se ishte denoncuar nga një qytetar i quajtur Nesti Angoni, i cili siç u shpreh ai, “nuk ekziston”, duke e cilësuar denoncimin si një kurth të sajuar anonim, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Previous Post

Komuna e Tetovës ka shpallur thirrjen për emrat e rinj të rrugëve, lusin qytetarët t’i dërgojnë propozimet

Next Post

Mexhiti: Në komunën e Sveti Nikollës po investojmë mbi 1.3 milionë euro vetëm në infrastrukturën ujore

Related Posts

Shqipëri

Nga e hëna, ndalohet përkohësisht përdorimi i monopatinave elektrike në Shqipëri

12/10/2025
Shqipëri

Tirana të hënën pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor”

12/10/2025
Shqipëri

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025
Aktuale

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025
Shqipëri

Tirana vishet kuqezi, tifozët ndezin atmosferën në shesh (VIDEO)

11/10/2025
Shqipëri

Shakohoxha: Serbët ndaluan çdo person me pasaportë shqiptare – jetojnë në vitin 1970

11/10/2025
Next Post

Mexhiti: Në komunën e Sveti Nikollës po investojmë mbi 1.3 milionë euro vetëm në infrastrukturën ujore

Luizi publikon bashkëpunimin surprizë që “qetëson shpirtin”

12/10/2025

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk