Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

FFK ankonhet në UEFA për provokimet e tifozëve serb

13/10/2024
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka reaguar ashpër pas thirrjeve provokuese të tifozëve serb në ndeshjen ndaj Zvicrës, ku ata u morën me Kosovën dhe Granit Xhakën gjatë të gjithë takimit.

Thirrjet si “Kosova është Serbi” dhe banderola me mbishkrimin “S’ka dorëzim” ishin të pranishme në stadium, ndërsa simbole të ngjashme u panë edhe gjatë duelit Çeki – Shqipëri.

Në një postim zyrtar, FFK dënoi shfaqjen e banderolave që paraqitnin hartën e Kosovës nën flamurin serb, si dhe thirrjet e papranueshme ndaj shqiptarëve. FFK theksoi se këto akte, të cilat po ndodhin vazhdimisht nga tifozët serbë dhe grupe të tjera, nuk kanë vend në futboll dhe përhapin urrejtje dhe përçarje ndërmjet popujve.

 

 

FFK njoftoi se ka përgatitur një ankesë zyrtare për UEFA, duke kërkuar masa të menjëhershme ndaj këtyre incidenteve dhe duke u angazhuar për promovimin e paqes dhe vlerave të barazisë në sport. Ajo theksoi se stadiumet duhet të shërbejnë si vende të spektaklit për tifozët e mirëfilltë dhe jo si arenë për irredentizëm dhe racizëm.

Ja postimi i FFK:

“Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër shfaqjen e banderolave me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb dhe mbishkrimin “S’ka dorëzim” si dhe thirrjet kundër Kosovës dhe shqiptarëve që u dëgjuan gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Serbi-Zvicër dhe Çeki-Shqipëri.

 

 

Këto akte të papranueshme, e të cilat po ndodhin në vazhdimësi nga tifozë serbë dhe tifozë të disa vendeve tjera që janë të afërta me grupet e tilla serbe, nuk kanë vend në futboll dhe në asnjë arenë sportive, pasi përhapin urrejtje dhe përçarje mes popujsh e shtetesh.

Rikujtojmë se incidentet e tilla janë në kundërshtim të plotë me vlerat që UEFA dhe komuniteti ndërkombëtar i futbollit përfaqësojnë. Futbolli duhet të shërbejë si platformë e fuqishme për promovimin e paqes, bashkëjetesës dhe vlerave të barazisë kudo.

FFK, si anëtare e barabartë me federatat e shteteve tjera, ka përgatitur ankesën zyrtare për në UEFA, me dëshmitë e të gjitha shkeljeve e ofendimeve që u bën ndaj shtetit të Kosovës, duke kërkuar që të ndërmerren masa të menjëhershme për të dënuar në mënyrë sa më të ashpër skenat e tilla dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre në të ardhmen.

Stadiumet e futbollit duhet të shërbejnë si arena spektakli për tifozët e mirëfilltë e jo si vend për të shpërfaqur irredentizëm, racizëm e ofendime të llojllojshme.

FFK mbetet besnike e promovimit të vlerave, respektit e solidaritetit në sport dhe do të angazhohet në çdo nivel që të sigurojë se këto akte do të dënohen nga mekanizmat e futbollit ndërkombëtar”

Previous Post

Pamjet e para të Ilirianës si nuse (VIDEO)

Next Post

Sulm me dron ndaj Izraelit, plagosen rreth 70 persona; Hezbollahu merr përgjegjësinë ( VIDEO)

Related Posts

Sport

Nëntë shtete refuzojnë të luajnë me Rusinë në turnetë UEFA dhe FIFA

10/09/2025
Kosovë

Në Kosovë njerëzit po “rinohen” me botox e fillera fallc, ja çfarë gjeti Dogana

10/09/2025
Maqedoni

Shkëndija e fiton 9:0 Jeni Malen, kualifikohet edhe Shkupi

10/09/2025
Kosovë

Presidentja Osmani reagon: Po rrezikojnë jetën e vajzave të mija të mitura

10/09/2025
Sport

Serbia pritet të dënohet nga FIFA pas ndeshjes me Anglinë

10/09/2025
Kosovë

Gucati e Syla në Strasburg, i paraqesin eurodeputetit Mandl shqetësimet për Specialen

10/09/2025
Next Post

Sulm me dron ndaj Izraelit, plagosen rreth 70 persona; Hezbollahu merr përgjegjësinë ( VIDEO)

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

10/09/2025

U qëllua me armë zjarri gjatë një fushate, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

10/09/2025

Mexhiti: Fryma e fitores po pret të vuloset më 19 tetor!

10/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk