Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

PE miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta serbe

23/04/2024
PE miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta serbe
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Parlamenti Evropian të martën ka miratuar                       vendimin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, të cilët pajisen me dokumente nga Drejtoria koordinuese në Beograd.
Bartësit e këtyre pasaportave nuk ishin përfshirë në liberalizimin e vizave në kohën kur Bashkimi Evropian i hoqi vizat për shtetasit e Serbisë.

Nga Aeroporti i Prishtinës nuk është e mundur të udhëtohet me pasaportë të lëshuar nga Drejtoria Koordinuese e MPB-së së Serbisë në Beograd për qytetarët e Kosovës, sepse autoritetet e Kosovës e konsiderojnë të paligjshme. Megjithatë, poseduesit e këtyre pasaportave mund të udhëtojnë nga çdo vend i rajonit. Komisioni Evropian në muajin nëntor të vitit të kaluar kur rekomandoi heqjen e vizave edhe për bartësit e këtyre pasaportave, si arsyetim dha qëllimin që të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor të gëzojnë liberalizimin e vizave, pa marrë parasysh se çfarë pasaporte posedojnë.

Ky propozim i Komisionit Evropian erdhi pasi ishte e qartë se nga 1 janari shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Schengenit.

Vendimi i së martës u miratua në seancën plenare të Parlamentit Evropian me 406 vota për

97 kundër dhe 94 abstenime. Ky votim në Parlamentin Evropian është hapi i fundit në këtë institucion të BE-së drejt vendimit për heqjen e vizave për bartësit e këtyre pasaportave. Raportin, i cili u votua të martën në seancë plenare, e ka përpiluar deputeti nga Sllovenia Matjazh Nemec.

Ai ka thënë se me raportin e tij nuk ka për qëllim të zgjidhë ndonjë çështje politike apo mospajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por, siç u shpreh ai, një problem praktik dhe teknik për të siguruar lëvizjen e lirë dhe për të siguruar trajtimin e barabartë.

Ai, madje, tha se ky problem ishte krijuar nga vetë BE-ja në vitin 2009, kur u hoqën vizat për Serbinë por jo edhe për bartësit e këtyre pasaportave, dhe tash BE-ja duhet ta përmirësojë këtë gabim. Nemec theksoi në fjalimin e tij se ky vendim, i propozuar nga Komisioni Evropian, është mbështetur edhe nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së dhe ka pajtimin e Këshillit. Qeveria e Kosovës e kishte kritikuar dhe kundërshtuar propozimin për përfshirjen e këtyre pasaportave në liberalizimin e vizave duke e quajtur si “shkelje e integritetit territorial të Kosovës”.

Për më tepër, Qeveria e Kosovës kishte argumentuar se me një vendim të tillë BE-ja do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të serbëve të Kosovës.

Sipas Qeverisë së Kosovës, argumenti se serbët e Kosovës nuk janë përfshirë në liberalizim nuk qëndron pasi ata, sikur të gjithë shtetasit tjerë të Kosovës mund të pajisen me pasaporta biometrike të Kosovës me procedurë të shpejtuar dhe me ato pasaporta mund të udhëtojnë pa viza në vendet evropiane.

Për Qeverinë e Kosovës problematik është edhe fakti se në pasaportat që i lëshon Drejtoria koordinuese e Serbisë në Beograd shkruhen vendbanimet në territorin e Kosovës sikur të jenë në Serbi, që është në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në dialog për shuarjen e strukturave paralele të Serbisë.

Por, argumentet e Kosovës nuk ishin marrë parasysh nga institucionet e Bashkimit Evropian, as nga Komisioni Evropian, nga Parlamenti Evropian e as nga Këshilli. Pas votimit të sotëm në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ka mbetur vetëm që Këshilli i BE-së ta formalizojë vendimin dhe ai të hyjë në fuqi.

Pikërisht për shkak se seancat plenare të kësaj jave janë të fundit në këtë përbërje të Parlamentit Evropian, edhe kishte presion kohor që votimi të përmbyllet në këtë seancë, sepse pas kësaj jave do të shpërbëhet Parlamenti Evropian ndërsa seanca themeluese e përbërjes së re do të jetë në korrik, pas zgjedhjeve evropiane.

Sikur të mos ishte votuar këtë javë, gjithçka do të shtyhej për fundin e këtij viti. Tash mbetet të përmbyllen formalitetet në Këshill në mënyrë që vendimi të hyjë në fuqi./REL

Previous Post

Tuna shfaqet duke qarë, çfarë i ka ndodhur artistes?

Next Post

Të mos i afrohet e të mos ushtroj më dhunë- gjykata miraton urdhërin mbrojtës të gruas së Akil Gjakovës

Related Posts

Kosovë

Dyshohet për krime online, 33-vjeçari nga Kosova i ekstraduar në SHBA mund të përballet me 55 vjet burg

14/05/2025
Kosovë

Me muzikë patriotike veteranët e UÇK-së festojnë anulimin e konferencës së Trendafilovës

13/05/2025
Kosovë

Gjykata Speciale del me njoftim rreth anulimit të konferencës për shtyp të Trendafilovës 

13/05/2025
Kosovë

Kosova nënshkruan marrëveshje historike me SHBA-në

13/05/2025
Kosovë

Ndryshon sërish data e finales së Kupës së Kosovës në futboll

13/05/2025
Kosovë

Çka thuhet në ankesën Thaçit për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë?

13/05/2025
Next Post
Të mos i afrohet e të mos ushtroj më dhunë- gjykata miraton urdhërin mbrojtës të gruas së Akil Gjakovës

Të mos i afrohet e të mos ushtroj më dhunë- gjykata miraton urdhërin mbrojtës të gruas së Akil Gjakovës

VMRO: Taravari të tregojë, si e shantazhoi BDI-ja

14/05/2025

Drejtoria e Doganave parandalon përpjekjet për kontrabandë ilaçesh dhe furnizime mjekësore

14/05/2025

Dyshohet për krime online, 33-vjeçari nga Kosova i ekstraduar në SHBA mund të përballet me 55 vjet burg

14/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk