Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Pentagoni shqyrton rritjen e pranisë së trupave në Lindjen e Mesme

02/08/2024
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin e ka informuar Izraelin për ndryshimet aktuale dhe të ardhshme të pranisë së forcave amerikane në Lindjen e Mesme, njoftoi Pentagoni të premten, mes kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij, Hamasi dhe Hezbollahu.

Pentagoni njoftoi se zoti Austin ende nuk kishte marrë një vendim përfundimtar se cilat forca do të dislokohen. Zyrtarët i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se po shqyrtojnë një gamë e gjerë variantesh, përfshirë mjetet ajrore dhe detare.

Ndryshimet e pritshme vijnë pasi Shtetet e Bashkuara po përgatiten pas kërcënimeve të Iranit për të reaguar lidhur me vrasjen e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, dy ditë më parë në Teheran dhe një seri eliminimesh të figurave të larta të grupit militant palestinez.

Shefi i Pentagonit, Lloyd Austin, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, ndërsa në Gazë vazhdon lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, tha për gazetarët se “Sekretari Austin e informoi ministrin se masat shtesë të Pentagonit do të përfshijnë ndryshime të vazhdueshme të pozicionimit të forcave amerikane për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit”.

Zëdhënësja shtoi se Presidenti Biden dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes kanë shprehur përkushtimin për shtimin e forcave mbrojtëse në rajon.

Mbetet e paqartë nëse përgatitjet amerikane janë aq intensive sa ishin përpara 13 prillit, kur Irani ndërmori një sulm me dronë dhe raketa kundër territorit izraelit. Ushtria izraelite eliminoi me sukses pothuajse të gjitha raketat dhe dronët, rreth 300, me ndihmën e ushtrisë amerikane dhe aleatëve të tjerë.

Në një telefonatë me Kryeministrin Netanyahu të enjten, Presidenti Biden foli për dislokimet e reja amerikane për të mbështetur Izraelin përballë kërcënimeve me raketa dhe dronë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Irani dhe Hamasi e kanë akuzuar Izraelin për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe janë zotuar të hakmerren kundër armikut të tyre. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë dhe as nuk e ka mohuar atë.

Zëdhënësja Singh tha se Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin një konflikt më të gjerë rajonal dhe nuk besojnë se një përshkallëzim është i pashmangshëm.

Previous Post

Policia izraelite arreston imamin e Al – Aksasë, Ekrima Sabri

Next Post

VLEN: BDI-ja po përpiqet t’i hedhë hi syve të opinionit!

Related Posts

Botë

Pas Macronit, edhe Erdogani “viktimë” e eskortës së Trump, por presidenti turk reagoi ndryshe

24/09/2025
Botë

Turqia burgos komedianin dhe reperin për një shaka të vlerësuar si fyese ndaj Islamit

24/09/2025
Botë

Macron: Trump ta ndalë luftën në Gazë nëse dëshiron ta fitojë “Nobelin”

24/09/2025
Botë

NASA do të rikthehet në Hënë, Artemis II do jetë misioni i parë me njerëz prej më shumë se 5 dekadash

24/09/2025
Botë

Trump kritikon aleatët: Njohja e Palestinës është shpërblim për Hamasin

23/09/2025
Botë

Rregullatori i barnave i BE-së: Paracetamoli është i sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

23/09/2025
Next Post

VLEN: BDI-ja po përpiqet t'i hedhë hi syve të opinionit!

Kushtetuesja nuk fillon procedurë për çështjen e numrit të këshilltarëve, Ademi: Vendim skandaloz!

24/09/2025

Kupa e Botës pritet të zgjerohet në vitin 2030

24/09/2025

Mexhiti: Çairi do të vazhdojë të zhvillohet për të ardhmen e fëmijëve tanë

24/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk