Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mexhiti, Gashi e Kasami me kritika ndaj Xhaferit, u bëjnë thirrje faktorit ndërkombëtar

18/08/2023
Mexhiti, Gashi e Kasami me kritika ndaj Xhaferit, u bëjnë thirrje faktorit ndërkombëtar
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, Afrim Gashi nga Alternativa dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa – pjesë e të ashtuquajturit “bllok opozitar”, kanë dalë me kritika ndaj kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, për siç thonë, se me ndërprerjen e seancës për ndryshimet kushtetuese, ia zgjati jetën “shumicës së brishtë”, transmeton TV21.

“Pasi që sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u vendos në rend dite diskutimi për ndryshimet kushtetuese, edhe pas përfundimit të diskutimeve dhe shterjes së debatit, kryetari i Kuvendit, pa asnjë arsye formale, nuk e hodhi në votimin propozim-nevojën për hapjen e kushtetutës. Kjo la të nënkuptohet se shumica parlamentare dhe kjo qeveri e di epilogun e atij votimi dhe prandaj nuk ka dashur të ballafaqohen me mungesën e shumicës së nevojshme për ndryshime kushtetuese.
Duke e ditur se mungesa e numrit të 2/3-ve të deputetëve është edhe mungesë e legjitimitetit për të vazhduar qeverisjen, nuk mund të mos konstatojmë edhe një herë se kjo qeveri nuk e ka për dert që ta vonojë integrimin dhe mundësinë e hapjes së negociatave për BE kur bëhet fjalë për pushtetin e tyre personal. Në vend se ta hedhë në votim këtë pikë, që të dëshmohet shumica e nevojshme, kryetari i Kuvendit ia bëri edhe një shërbim kësaj shumice të brishtë, për t’ia zgjatur jetën edhe disa dite këtij pushteti, sa për të përfunduar edhe ndonjë transaksion financiar”, thonë nga “blloku opozitar”.

Ata kanë edhe një thirrje ndaj faktorit ndërkombëtar.

“Të gjendur në këtë situatë, kur në anën e pushtetit nuk ka mbetur palë e ndërgjegjshme për momentumin historik për vendin, ne u bëjmë thirrje aleatëve tanë strategjikë ndërkombëtarë, BE-së dhe SHBA-së, që t’ia bëjnë me dije kësaj qeverie se po i tejkalon të gjitha vijat e kuqe dhe se tashmë ajo është fajtore e vetme dhe e drejtpërdrejtë për mungesën e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE”, qëndron më tej në kumtesën e “Bllokut opozitar”.

Previous Post

Mexhiti: Aparati shtetëror i stilit të “General Jankoviçit” përpiqet te ndëshkon dhe disciplinon shqiptarët si në kohërat e rënies së komunizmit!

Next Post

Kombëtarja italiane zyrtarisht me trajner të ri

Related Posts

Maqedoni

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Mavrovë – Gostivar, pesë të lënduar

08/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Përmes pjesëmarrjes së VLEN në pushtetin lokal në Manastir, ne do të zhvillojmë fshatrat dhe vendbanimet shqiptare

08/09/2025
Aktuale

Mexhiti: Punë, jo fjalë-fillojmë rikonstruimin e tërësishëm të rrugës

08/09/2025
Aktuale

MPB: Ndërpritet trafiku në rrugën nga Kryqëzimi i Mavrovës drejt Gostivarit për shkak të një aksidenti, automjetet po devijohen në rrugë dytësore

08/09/2025
Maqedoni

Përgjimet, Mickoski premton përgjegjësi

08/09/2025
Aktuale

Murtezani në panel diskutimin për rolin e Shqiptarëve në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian në Tiranë

08/09/2025
Next Post
Kombëtarja italiane zyrtarisht me trajner të ri

Kombëtarja italiane zyrtarisht me trajner të ri

Turqi, kufizohet qasja në rrjete sociale

08/09/2025

Foda me disa ndryshime ndaj Suedisë, formacionet zyrtare

08/09/2025

Sylvinho: Për të shkuar në Botëror rruga është shumë e vështirë

08/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk