Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

30 palestinezë viktima në Gazë, sulm ndaj një autobusi izraelit në Bregun Perëndimor

29/11/2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmet izraelite në Gazë shkaktuan sot vdekjen e 30 palestinezëve, sipas zyrtarëve te shëndetësisë, ndërsa një autobus pranë një vendbanimi izraelit në Bregun Perëndimor u sulmua me armë zjarri nga një person, duke shkaktuar plagosjen e të paktën tetë udhëtarëve. Me armëpushimin që hyri në ditën e tretë ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, mijëra të zhvendosur në Liban dhe Izrael inspektuan vendbanimet e tyre të dëmtuara në dy anët e kufirit. Zyrtarët izraelitë paralajmëruan se do të veprojnë në rast të shkeljes së marrëveshjes nga grupi militant.

Palestinezët kërkuan familjarët e tyre nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruar në Nuseirat, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës të premten pas një operacioni ushtarak izraelit në këtë zonë.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, sulmet gjatë natës në këtë kamp dhe në pjesë të ndryshme të Gazës shkaktuan vdekjen e të paktën 30 palestinezëve.

Krahas vazhdimit të operacioneve ushtarake, të zhvendosurit në Gazë po kërcënohen edhe nga uria. Sipas punonjësve të ndihmave, sasia e ndihmave që Izraeli po lejon të futen në Gazë tashmë ka arritur në nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës 14 mujore në këtë territor, duke përshkallëzuar gjendjen humanitare. Shumica e palestinezëve mbështeten tek furrat e bukës dhe kuzhinat bamirëse, që janë të mbipopulluara, për të siguruar një racion ushqimi në ditë.

Në Bregun Perëndimor, një i armatosur qëlloi një autobus izraelit të premten, duke plagosur tetë persona. Sipas ushtrisë izraelite, sulmuesi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, sulmoi autobusin në afërsi të një vendbanimi të kolonëve izraelitë para se të vritej nga ushtria izraelite. Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Në Liban dhe Izrael, mijëra të zhvendosur nga konflikti po kthehen në vendbanimet e tyre për të inspektuar shtëpitë dhe bizneset këtë javë pas shpalljes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani të mërkurën. Konflikti zhvendosi rreth 1.2 milionë persona nga Libani dhe mbi 60,000 nga pjesa veriore e Izraelit.

Në fshatin Baalbek në Liban, Hamza Al Outa gjeti shtëpinë e tij të shndërruar në rrënoja.

“Këto ndërtesa mund të rindërtohen, nuk janë të rëndësishme. Por të dashurit tanë, miqtë, fqinjët, populli, atdheu ynë janë shkatërruar. Përse? Cila ishte aryseja? A nuk mund të jetojmë të sigurt? Jo”, tha ai.

Në Metula, në pjesën veriore të Izraelit, banorët thanë se shumica e tyre po vizitonin shtëpitë por se nuk do të kthehen derisa të ekzistojë kërcënimi i sigurisë.

“Nuk do të kthehem në shtëpi derisa të mos ndihem plotësisht e sigurt, me një ndjenjë siguri dhe qetësie, jo me frikë dhe ankth se na presin më shumë trazira. Kjo marrëveshje armëpushimi nuk më duket shumë e sigurt, por shpresoj për më mirë”, tha e zhvendosura izraelite Linoy Dankenter.

Në një intervistë për televizionin izraelit Kanal 14 të enjten, Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se e kishte urdhëruar ushtrinë që të jetë në gjendje gatishmërie “për një luftë intensive” në rast të shkeljes së marrëveshjes nga Hezbollahu.

“Dje i vramë pesë pjesëtarë të Hezbollahut, i kapëm katër, sot sulmuam edhe të tjerë. Askush nuk do të na mashtrojë, jemi duke e zbatuar (marrëveshjen) plotësisht, por nëse situata e kërkon, e kam urdhëruar ushtrinë që të jetë në gjendje gatishmërie për një luftë intensive në rast të shkeljes së armëpushimit”, deklaroi ai.

Izraeli të enjten ndërmori një sulm ajror në pjesën jugore të Libanit ndaj një depo raketash të Hezbollahut, duke e cilësuar si shkelje të marrëveshjes nga grupi militant.

Por përkundër sulmeve sporadike, shenja më e qartë e armëpushimit ishte rënie e nivelit të sulmeve të përgjithshme në Liban që nga fillimi i konfliktit, i cili filloi dhe u zhvillua paralelisht me luftën në Gazë, të shkaktuar nga sulmi i Hamasit ndaj vendbanimeve izraelite në tetor të vitit të kaluar./ VOA

Previous Post

Barcelona feston 125-vjetorin, nga një reklamë e vogël në një nga klubet më të mëdha të botës

Next Post

Fetai: Drejtësia të jetë e paanshme në shqiptimin e dënimeve, nevojitet unitet kundër ekstremizmit

Related Posts

Botë

Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen

05/09/2025
Botë

Putin: Trupat perëndimore në Ukrainë do të ishin objektiv i ushtrisë ruse

05/09/2025
Botë

Joe Biden i nënshtrohet një operacioni për kancerin e lëkurës

05/09/2025
Botë

Ish-kampioni i UFC-së shpall kandidaturën për president të Irlandës: Ka ardhur koha për ndryshim

04/09/2025
Botë

Parada ushtarake në Pekin një paralajmërim për Perëndimin, ja 11 armën e teknologjisë së fundit që Kina i zbuloi botës

04/09/2025
Botë

Parada ushtarake në Pekin një paralajmërim për Perëndimin, ja 11 armën e teknologjisë së fundit që Kina i zbuloi botës

04/09/2025
Next Post

Fetai: Drejtësia të jetë e paanshme në shqiptimin e dënimeve, nevojitet unitet kundër ekstremizmit

Nexhmedin Sadiku: Vetëm për një vit në Qeveri, dëshmuam se Likovën nuk e lëmë pas dore

05/09/2025

Ministria e Financave: Pagesat e pagave dhe kompensimeve kryhen rregullisht në përputhje me ligjin, pretendimet e “Të majtës” janë të pabaza

05/09/2025

Tripunovski: “Më e mira e Maqedonisë” me mbështetje nga Oda Ekonomike, produktet maqedonase do ta mbajnë logon e fushatës

05/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk