Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

30 ditë paraburgim për personin që dyshohet se e vrau nënën e tij

15/04/2023
30 ditë paraburgim për personin që dyshohet se e vrau nënën e tij
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë ndaj U.H, i cili dyshohet se mbrëmë në Pejë vrau nënë e tij.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale për të cilën, siç thuhet në njoftim, Kodi Penal ka paraparë dënim me burgim jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit U.H, i dyshuar për vepër penale vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar. 1.3 dhe 1.4 të KPRK-së”.

“Të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, pasi që gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, duke pas parasysh se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale për të cilën Kodi Penal ka paraparë dënim me burgim jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dhe se i pandehuri posedon leje qëndrimi jashtë shtetit, rrethana këto të cilat gjykata ka vlerësuar se tregojnë rrezikun e lartë se me gjetjen e të njëjtit në liri apo nën çfarëdo mase tjetër alternative, do të arratiset apo në çfarëdo mënyre do t’i shmanget organeve të ndjekjes dhe në këtë mënyrë do të pamundësojë apo vështirësojë në masë të madhe zhvillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në njoftimin e gjykatës tutje thuher se kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përcjell Klankosova.tv.

“Po ashtu, duke pas parasysh peshën e veprës penale, mënyrën tejet mizore të kryerjes së veprës penale nga ana e të pandehurit, pasojat e rënda të kësaj vepre si dhe faktin se në këtë çështje pritet që të dëgjohen dëshmitarët okular të cilët janë familjarë të pandehurit, gjykata vlerësoj se të gjitha këto janë rrethana të posaçme që tregojnë rrezikun e lartë se me gjetjen e të njëjtit në liri apo nën çfarëdo mase tjetër alternative, do të arratiset apo në çfarëdo mënyre do t’i shmanget organeve të ndjekjes, do të mund të përsërisë veprën e njëjtë apo të ngjashme penale apo do të mund të ndikoj në dëshmitarë dhe në këtë mënyrë do të pamundësojë apo vështirësojë në masë të madhe zhvillimin e hetimeve por edhe procedurës penale në përgjithësi. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet tutje në njoftim.

Previous Post

Është konfiskuar drogë me vlerë 6 milionë euro

Next Post

Pranga vëllezërve nga Kosova, shitën automjetin dhe e denoncuan si të vjedhur

Related Posts

Aktuale

KSHZ-ja shpalli rezultatet e para zyrtare, Gostivari nuk arriti censusin

20/10/2025
Aktuale

VLEN: Jemi fituesit e zgjedhjeve lokale dhe subjekti i dytë politik në Maqedoni të Veriut

20/10/2025
Aktuale

Muhamed Elmazi me falimenderim te posaçëm për bashkvendasit e tij

20/10/2025
Aktuale

Izet Mexhiti priti Ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja: “Miqësia mes dy vendeve do të mbetet themel i së ardhmes sonë”

20/10/2025
Aktuale

Ky është rezultati përfundimtar në Çair pas numërimit të gjitha votave

20/10/2025
Kosovë

Fatmir Sheholli lirohet nga spitali, e kthejnë në paraburgim

20/10/2025
Next Post
Pranga vëllezërve nga Kosova, shitën automjetin dhe e denoncuan si të vjedhur

Pranga vëllezërve nga Kosova, shitën automjetin dhe e denoncuan si të vjedhur

Mexhiti në Ora News: Në Maqedoni ka nisur një epokë e re politike, u përmbyll periudha 20 vjeçare e BDI-së

20/10/2025

Mexhiti: Vizita ime e parë si Zëvendëskryeministër ishte në Tiranë, bashkëpunimi me Shqipërinë do të thellohet në çdo fushë

20/10/2025

KSHZ-ja shpalli rezultatet e para zyrtare, Gostivari nuk arriti censusin

20/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk