Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

3 javë asnjë gjurmë nga ish zv/kryeministri Artan Grubi, i cili tha se shkoi për vizitë private, por nuk u kthye më në Maqedoni

06/01/2025
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë kaluar 23 ditë që kur ish zv.kryeministri Artan Grubi, udhëtoi për vizitë private në Kosovë. Sapo të kryente obligimet, do të kthehej në shtëpi pranë familjes. Por deri më sot, si duket vizita dhe obligimet ende nuk i kanë përfunduar. Përpos Grubit, në Maqedoni nuk ndodhet as Përparim Bajrami, ish drejtor i Lotarisë Shtetërore. Për të dy, Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletarreste ndërkombëtare, pasi Gjykata Penale caktoi paraburgim 30 ditor.

Alsat kontaktoi me avokatin e Artan Grubit, Vlladimir Donevski. Nuk deshi të zbulojë detaje të reja për atë se ku ndodhet klienti i tij dhe nëse do të kthehet në Maqedoni. Tha se nuk dëshiron të zbulojë asgjë tjetër përpos asaj që e ka theksuar në komunikatën zyrtare për media, e ku thuhet se nuk ka asnjë bazë për vepër të kryer penale për të cilën akuzohet Grubi.

Alsat kontaktoi edhe me avokatin e Përparim Bajramit, Antonio Apostolloski. Na tha se nuk e di se ku ndodhet klienti i tij dhe nuk dëshiron të ndajë informacione të reja me qëllim që të mos dëmtohet procesi gjyqësor. Apostolloski rreth tre javë më parë, pati thënë se Bajrami nuk është arratisur por tanimë disa muaj nuk gjendet në Maqedoni.

Për vendndodhjen e Grubit, kohëve të fundit pati përplasje të shumta politike. Patitë shqiptare në pushtet këmbëngulnin se Grubi ndodhej në Shqipëri, ndërsa MPB nuk ka dhënë ende informacion zyrtar për vendndodhjen. Ndërkohë lideri i BDI-së Ahmeti, kohë më parë tha se Grubi ndodhet diku në hapësirat shqiptare dhe është mirë. Tha se do të kthehej në Maqedoni por jo para një drejtësie selektive dhe hakmarrëse.
Bajrami si i parë dhe Grubi si i dytë, janë të dyshuar se kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për mbi 8.2 milion euro. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “mashtrim në shërbim” sipas nenit 354 të kodit penal, e cila parashikon dënim me të paktën katër vjet burg. Përpos tyre, të dyshuar janë edhe katër persona të tjerë, të cilëve u është marrë pasaporta e për ta parashihet së paku 5 vjet burg./Alsat.mk

Previous Post

Pas vetos së presidentes Davkova, Ligji për mbrojtjen e fëmijëve shkon në përpunim

Next Post

Fetai: Garantoj se licencat për edukatorët shqiptar do të jenë në gjuhën shqipe(VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

VLEN: BDI i krijon padrejtësitë, pastaj akuzon të tjerët!

23/08/2025
Maqedoni

Memedi: Aktivistët e sinqertë janë themeli i suksesit politik, Studeniçani do të vulosë ndryshimin me Sedat Bislimin

23/08/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi: Në Semenishtë ndjeva lidhjen me rrënjët e mia

23/08/2025
Maqedoni

LSDM nis ofensivën kundër VMRO-DPMNE-së: Do të zbulojë tenderët dhe skemat e pushtetit lokal

23/08/2025
Maqedoni

VLEN: Eufori në Haraçinë për Daut Beqirin

22/08/2025
Aktuale

Zgjedhjet lokale/ Prej nesër fillon kontrolli publik i Listës së Zgjedhësve

22/08/2025
Next Post

Fetai: Garantoj se licencat për edukatorët shqiptar do të jenë në gjuhën shqipe(VIDEO)

VLEN: BDI i krijon padrejtësitë, pastaj akuzon të tjerët!

23/08/2025

Memedi: Aktivistët e sinqertë janë themeli i suksesit politik, Studeniçani do të vulosë ndryshimin me Sedat Bislimin

23/08/2025

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

23/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk