Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

27 vjet nga rënia e Komandant Kumanovës – Ismet Jashari, simboli i luftës për liri

25/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot shënohen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova.

I lindur më 16 prill 1967 në Orizare të Kumanovës, Jashari që në rini u përfshi në veprimtari atdhetare, duke u bërë pjesë e brezit që besonte në alternativën e rezistencës së armatosur kundër pushtuesit. Ai ishte ndër nismëtarët e fondit “Vendlindja Thërret”, që u shndërrua në shtyllë të logjistikës dhe financimit të luftës së UÇK-së.

Pas epopesë së Prekazit më mars 1998, Jashari hyri në Kosovë bashkë me shumë figura të njohura të luftës çlirimtare, duke u vendosur në Likoc, bazën kryesore të UÇK-së.

Më 23 gusht 1998, në betejën e ashpër të Bajrakut të Luzhnicës, ai udhëhoqi rezistencën kundër forcave serbe. Pas luftimesh të pandalura, në mëngjesin e 25 gushtit, Jashari ra dëshmor së bashku me Nuhi Mazrekun e Habib Zogajn, duke hyrë përgjithmonë në altarin e lirisë.

Sot ai prehet në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë, bashkë me 66 luftëtarë të tjerë të Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”. Emri i tij mbeti frymëzim për mijëra luftëtarë e breza të tërë, ndërsa shtatorja e tij në Prizren kujton çdo ditë figurën e Komandant Kumanovës.

Ismet Jashari la pas bashkëshorten Habiben dhe vajzat Marigonën, Monikën, Donikën, Margaritën dhe Artanën.

Previous Post

VLEN: Bujar Osmani premtoi autostradën Shkup–Bllacë, solli vetëm gënjeshtra!

Next Post

Aksion i madh i policisë financiare: Zbulohen krime milionëshe në disa kompani në këto komuna

Related Posts

Maqedoni

Selimi: Shqiptarët mbi 29.5%, maqedonasit zbritën në 54% – prandaj manipulohet regjistrimi

25/08/2025
Maqedoni

BDI: Mickoski në rrugë të gabuar, dështimet nuk fshihen me shpifje

25/08/2025
Aktuale

Aksion i madh i policisë financiare: Zbulohen krime milionëshe në disa kompani në këto komuna

25/08/2025
Maqedoni

VLEN: Bujar Osmani premtoi autostradën Shkup–Bllacë, solli vetëm gënjeshtra!

25/08/2025
Aktuale

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

25/08/2025
Maqedoni

Fetai: Struga e bukur u turpërua nga Merko, por kapitulli i ri po vjen

24/08/2025
Next Post

Aksion i madh i policisë financiare: Zbulohen krime milionëshe në disa kompani në këto komuna

Selimi: Shqiptarët mbi 29.5%, maqedonasit zbritën në 54% – prandaj manipulohet regjistrimi

25/08/2025

BDI: Mickoski në rrugë të gabuar, dështimet nuk fshihen me shpifje

25/08/2025

Aksion i madh i policisë financiare: Zbulohen krime milionëshe në disa kompani në këto komuna

25/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk