Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

22 vjet nga masakra e Lubotenit, plagët ende mbetën të freskëta

12/08/2023
22 vjet nga masakra e Lubotenit, plagët ende mbetën të freskëta
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

22 vite pas masakrës së Lubotenit, plagët e atyre ngjarjeve janë akoma të freskëta tek banorët, e veçanërisht tek familjet që kanë pasur edhe viktima në njerëz. Futja e forcave policore në mëngjesin e 12 gushtit tw vitit 2001 në këtë fshat, i shkëputi ata nga rutina e punëve të përditshme që bënin edhe atë mëngjes, për të mos u kthyer më në gjendjen e më parshme.

Mes frikës, tmerrit dhe memorieve të këqija, mbetet i paprekshëm kujtimi për 10 viktimat që humbën jetën 22 vite më parë. Për çdo vit fshatarët dhe drejtuesit e bashkësisë lokale kujtojnë përvjetorin e masakrës së vitit 2001, të kryer nga forcat policore me urdhër të Johan Tarçullovskit, në kohën kur ministër i brendshëm ishte Lube Boshkovski. 22 vite më parë masakra e cila mori jehonë ndërkombëtare u krye vetëm një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Nga ndërhyrja brutale e policisë së asaj kohe u vranë 10 civilë të këtij fshati mes të cilëve edhe një fëmijë 6 vjeçar, Erxhan Aiu. Viktimat e tjera të masakrës së Lubotenit ishin edhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami dhe Atulla Qaili.

Në këtë aksion të policisë po ashtu u dogjën 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë. Arsyetimi për operacionin ishte se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.

Rasti i Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u proceduan dhe u gjykuan nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte, me ç’rast për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë në Hagë u dënua ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski. Ndërsa i akuzuari i parë, ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza. Johan Tarçullovski u dënua nga Gjykata e Hagës me 12 vjet burg për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, por ai u lirua pas 8 viteve.

Previous Post

PDE, partia më e re në skenën politike

Next Post

Këngëtarja e njohur, vozit 263 kilometra në orë rrugëve të Ferizajt dhe e incizion veten

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Këngëtarja e njohur, vozit 263 kilometra në orë rrugëve të Ferizajt dhe e incizion veten

Këngëtarja e njohur, vozit 263 kilometra në orë rrugëve të Ferizajt dhe e incizion veten

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk