Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

13 fëmijë të Idrizovës s’mund të ndjekin mësimin, shkolla “Njegosh” mohon shqipen në klasat VI- IX (VIDEO)

10/09/2023
13 fëmijë të Idrizovës s’mund të ndjekin mësimin, shkolla “Njegosh” mohon shqipen në klasat VI- IX (VIDEO)
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa nxënësit kanë nisur me detyrat shkollore, 13 fëmijët shqiptarë të Idrizovës që tashmë duhet të jenë në klasë të gjashtë akoma janë pa mësim. Kjo për shkak se në shkollën fillore “Njegosh” të komunës Gazi Babë të Shkupit vazhdon të mos lejohet realizimi i mësimit në gjuhën shqipe nga klasa e gjashtë e deri në atë të nëntë. Në pritje të një zgjidhje, fëmijët po improvizojnë një klasë mësimi në shtëpinë e familjes Seferi ku me njëri tjetrin po përsërisin mësimet e vitit të kaluar.

“Po qëndrojmë në shtëpi, po mendohemi ku me shku, qysh me shku në shkollë, a kanë me hap paralelen po mendohemi. Me hap këtu paralelen më mirë dhe më afër sepse unë akoma jam e vogël me shku në Shkup”, u shpreh një nxënëse.

“Nuk po lexojmë se nuk kemi libra. Shkojmë te shkolla dhe I shohim të tjerët qysh mësojnë. Edhe ne dëshirojmë të mësojmë në gjuhën shqipe”, tha një tjetër nxënëse.

Fëmijët shqiptarë që për shkak të kushteve ekonomike u detyruan të mësojnë në gjuhën maqedonase thonë se po përballen me vështirësi të shumta.

“Unë jam klasa e tetë, mësoj maqedonisht. Por ti nuk ke shku në një shkollë tjetër për të vazhduar shqip, pse? Sepse është larg, duhet kushte për të shku te shkolla “Kongresi I Manastirit”. Shqip është ndryshe, maqedonisht më rëndë edhe notat më të dobëta”, shoti një tjetër nxënës.

Nga Komuna e Gazi Babës thonë se ende janë në kërkim të lokacionit për shkollë të re në Idrizovë ndërkohë që shkolla aktuale, sipas komunës, nuk i plotëson kushtet për paralele shtesë. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri thotë se problemi për momentin nuk është lokacioni pasi në shkollën aktuale ka klasa boshe që mund të përdoren për paralelet shqipe.

“Por, ama unë do ti kërkoj se deri në realizimin e atij investimi kapital si ministër menjëherë do të mbështes çdo llojë investimi tjetër I cili do të jetë për zgjerim hapësire, për sigurim të hapësirave tjera. Qoftë edhe një shkollë në formën modulare e ndërtuar, vetëm se deri në investimin kapital ato fëmijë të kenë afër, aty ku janë, të drejtën e arsimit. Nuk e di pse ka ende kryetar komunash të cilët mundohen ose shohin përfitime politike duke marr këto situata”, deklaroi Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit.

Prindërit dhe nxënësit e fshatit Idrizovë më shumë se një dekadë kërkojnë mësim në gjuhën shqipe nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, në shkollën fillore “Njegosh” në Jurumleri. Edhe në vitin 2019, Komuna e Gazi Babës refuzoi kërkesën për hapjen e paraleleve shqipe në këtë shkollë. Më pas mori vendim për ndërtimin e një shkolle të re në këtë fshat ku do të mësonin të gjithë fëmijët e fshatit, vendim i cili mbeti vetëm në letër dhe asgjë më shumë. /alsat.mk

Previous Post

Osmani: Një udhëtim në zemrën e dashurisë, në Kalkutën e Nënës Terezë

Next Post

Yll limani kërcënon me jetë Noizin!

Related Posts

Maqedoni

Ambasadori Meidani reagon ashpër ndaj thirrjeve antishqiptare në Kumanovë: Alarm për të gjithë!

04/08/2025
Aktuale

Ky është parashikimi i motit për sot

04/08/2025
Maqedoni

Elmazi: Rruga jonë për Sarajin sapo ka filluar!

03/08/2025
Aktuale

Mexhiti: Puna vazhdon/ Me qytetarët e mi, për Çairin tonë

03/08/2025
Maqedoni

Jasin Demiri largohet nga ASH: Nuk dua të jem pjesë e një organizate ku hahet haku

03/08/2025
Maqedoni

Pas një aksidenti me motoçikletë, ndërroi jetë biznesmeni Dushko Çifliganec

03/08/2025
Next Post
Yll limani kërcënon me jetë Noizin!

Yll limani kërcënon me jetë Noizin!

Ambasadori Meidani reagon ashpër ndaj thirrjeve antishqiptare në Kumanovë: Alarm për të gjithë!

04/08/2025

Kosova në alarm/ Paralajmërohet destabilizim nga Serbia

04/08/2025

Ky është parashikimi i motit për sot

04/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk