Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

12 punonjës të OKB-së akuzohen të kenë ndihmuar Hamasin në sulmin e 7 tetorit

29/01/2024
12 punonjës të OKB-së akuzohen të kenë ndihmuar Hamasin në sulmin e 7 tetorit
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një numër punonjësish të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë akuzuar se kanë marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit, të kryer nga Hamasi.

Agjencia e lajmeve AP raporton se akuzat bëhen në një dokument të siguruar nga Izraeli, sipas të cilit, shtatë punonjës të OKB-së, kryen sulme në territorin izraelit, kurse dy të tjerë dyshohet se morën pjesë në rrëmbime.

Akuzat kundër punonjësve të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë i shtynë vendet perëndimore që të ngrijnë fondet për Organizatën, e cila po u vjen në ndihmë palestinezëve në Gaza.

OKB pushoi nëntë nga 12 punëtorët e akuzuar dhe dënoi “aktet e neveritshme” të anëtarëve të stafit.

Akuzat vijnë pas vitesh tensionesh midis Izraelit dhe agjencisë së njohur si UNRWA për punën e saj në Gaza, ku ajo punëson afërsisht 13,000 njerëz.

Pavarësisht katastrofës humanitare që po ndodh në territorin e rrethuar, ku lufta e Izraelit kundër Hamasit ka zhvendosur shumicën dërrmuese të popullsisë dhe zyrtarët thonë se një e katërta e palestinezëve po vdesin nga uria, donatorët kryesorë, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë, kanë shkurtuar fondet.

Të hënën, Japonia dhe Austria iu bashkuan ngrirjes së fondeve. Teksa shumica e buxhetit të saj është në pikëpyetje, UNRWA thotë se do të detyrohet të ndalojë operacionet brenda javësh nëse financimi nuk rikthehet.

Previous Post

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku drejt ndarjes?

Next Post

Vazhdojnë pritjet e gjata për të marrë pasaporta

Related Posts

Botë

Mrekulli në sallën e operacionit! 65-vjeçarja i bie klarinetës gjatë ndërhyrjes në tru (VIDEO)

22/10/2025
Botë

Nga Izraeli janë marrë në dorëzim trupat e 30 palestinezëve, mbi ta ka shenja torture

22/10/2025
Botë

Sulme ajrore ruse në Ukrainë, viktima e të plagosur

22/10/2025
Botë

Britania e Madhe pret samitin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor

22/10/2025
Botë

Kriza shëndetësore në Gaza do të zgjasë për ‘gjenerata’, paralajmëron shefi i OBSH-së

22/10/2025
Botë

Trump heq dorë nga bisedimet me Putinin: Nuk doja një takim të dështuar

22/10/2025
Next Post
Vazhdojnë pritjet e gjata për të marrë pasaporta

Vazhdojnë pritjet e gjata për të marrë pasaporta

El Cheka: Ky është vëllai i Ali Ahmetit që merr rrogë në Komunë të Kërçovës (Dokument)

23/10/2025

VLEN: Zgjedhjet ishin lokale, por disfatat e AKI-së janë kombëtare

23/10/2025

Mbyllen të gjitha ndeshjet në Ligën e Kampionëve, fitojnë favoritët

23/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk