Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home __kateg

12 konkluzione nga debati publik për sigurinë në trafik, rekomandohet ashpërsim i kontrolleve dhe dënimeve për shkelësit

20/02/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët njëzëri miratuan konkluzionet e debatit publik për sigurinë në trafik. Nevoja për ashpërsimin e politikës ndëshkuese përmes ndryshimit të Kodit Penal dhe ndryshimit dhe plotësimit të 4 ligjeve si dhe nevoja për përshpejtimin e aktiviteteve për zbatimin e plotë dhe efikas të sistemit “Safe City”, më së voni deri në fund të këtij viti, janë vetëm dy nga gjithsej 12 konkluzionet e miratuara.

“Theksohet nevoja për ashpërsimin e politikës ndëshkuese përmes ndryshimit dhe plotësimit të Kodit Penal, Ligjit për Kundërvajtjet, Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, Ligjit për Rrugët Publike, Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe harmonizimit të ndërsjellë të tyre, më së voni deri në fund të vitit 2025…Gjithashtu, kërkohet përshpejtimi i aktiviteteve për zbatimin e sistemit “Qyteti i Sigurt”, si në aspektin e infrastrukturës teknike ashtu edhe në harmonizimin e ligjeve të nevojshme për funksionimin e sistemit, më së voni deri në fund të vitit 2025” , deklaroi Lupço Prenxhov, Kryetar i komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Rekomandohet që të hartohet plan strategjik ndërinstitucional për rrjet të përbashkët të MPB-së me gjykatat dhe prokurorinë, me qëllim të komunikimit më të shpejtë elektronik dhe uljen e mundësisë për keqpërdorim të sistemit.

“Theksohet nevoja që institucionet përkatëse të sigurojnë kontroll më të madh mbi autoshkollat dhe edukim të vazhdueshëm instruktorëve për trajnimin e kandidatëve për shoferë. Theksohet nevoja që institucionet përkatëse të sigurojnë kontrolle më të rrepta në qendrat e kontrollit teknik të automjeteve që hyjnë në qarkullim. Theksohet nevoja për masa parandaluese dhe rekomandohet që Këshilli Republikan për Sigurinë e Trafikut Rrugor të forcojë aktivitetet për rritjen e kulturës së sigurisë në trafik”, tha Lupço Prenxhov, Kryetar i komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Konkluzionet do t’u dorëzohen institucioneve kompetente dhe pritet që ndaj tyre të veprohet më së voni deri në fund të vitit. Debati publik, u iniciua pas aksidentit tragjik më 29 janar, kur Frosina Kullakova u përplas për vdekje nga një 20 vjeçar i cili ishte nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shoferi. /Alsat.mk

Previous Post

U raportua se ishte sëmurë, Specialja del me sqarim për Thaçin

Next Post

Mexhiti: 1 milion euro grant nga Mbretëria e Spanjës për liqenin e Ohrit

Related Posts

Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Maqedoni

Duke filluar nga nesër, ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten brenda 48 orëve të ardhshme

03/11/2025
Maqedoni

Adem Avziu: Nuk ka vend për të pamoralshmit në BDI

03/11/2025
Maqedoni

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025
Next Post

Mexhiti: 1 milion euro grant nga Mbretëria e Spanjës për liqenin e Ohrit

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk