Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

​1100 të dënuar përfitojnë nga amnistia penale në Shqipëri

04/04/2024
​1100 të dënuar përfitojnë nga amnistia penale në Shqipëri
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në Kuvendin e Shqipërisë u miratua Projektligji për Amnistinë Penale, me 116 vota pro, një kundër dhe një abstenim.

Ligji për amnistinë, i cili kërkonte shumicë të cilësuar, u miratua me votat e shumicës socialiste dhe opozitës së grupimit Berisha-Bardhi. Kundër ka votuar vetëm deputeti Agron Shehaj, ndërsa deputetja Ermonela Felaj abstenoi.

Në seancën e sotme kryeparlamentarja Lindita Nikolla bëri me dije se për këtë projektligj janë paraqitur amendamente nga dy deputetët demokratë Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj.

Kuvendi miratoi edhe amendamentin e Gazment Bardhit për amnistinë me 111 vota pro, tri kundër dhe një abstenim. Në këtë amendament është kërkuar që të përfshihen në amnisti protestuesit e PD-së të dënuar, nën hetim apo të proceduar deri në datën 31 mars 2024.

Amendamenti i Enkelejd Alibeajt nuk u miratua, pasi mori tetë vota pro, 72 kundër dhe dy abstenime.

Sapo ligji të botohet në Fletoren Zyrtare, Amnistia Penale do t’u jep liri 700 të dënuarve. Nga ky ligj përfitojnë 1.100 të dënuar dhe të paraburgosur, ku krahas 700 të dënuarve, 400 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi nga 1.5-2 vjet burg.

Amnistia Penale është një nga çështjet më të diskutuara, ajo është depozituar në Kuvend në dhjetor 2023, por mos pajtimi mes palëve bëri që votimi i draftit të shtyhej për tre muaj.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha në fjalën e tij në Kuvend se nga amnistia do të përfitojnë edhe protestuesit e opozitës, ndërsa theksoi se nuk përfitojnë prej saj personat e dënuar me burgim të përjetshëm, të dënuarit nga GJKKO dhe ata të akuzuar që janë në arrati. /EuronewsAl

Previous Post

Mbappe largon Vinicius nga Real Madrid? Tre klube gati të bëjnë “çmenduri” për brazilianin

Next Post

Moti sot me diell dhe vranësira të vogla lokale

Related Posts

Shqipëri

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE më 16 shtator

13/09/2025
Shqipëri

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

12/09/2025
Shqipëri

Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, ky veprim i miliarderit bëhet viral (VIDEO)

12/09/2025
Shqipëri

Seanca e parë e Kuvendit të ri në Shqipëri fillon me tensione, Sali Berisha refuzoi të hapte punimet

12/09/2025
Shqipëri

Ministrja e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Rama: Diella pushton gazetat e botës

12/09/2025
Shqipëri

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës XI

12/09/2025
Next Post
Moti sot me diell dhe vranësira të vogla lokale

Moti sot me diell dhe vranësira të vogla lokale

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

13/09/2025

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

13/09/2025

Kina përuron urën më të lartë në botë (VIDEO)

13/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk