Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

11 Shtatori – 24 vite nga sulmi terrorist që tronditi botën

11/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 11 shtator 2001, bota u trondit nga një prej sulmeve më të rënda terroriste në histori. Dy Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork u goditën nga aeroplanë të rrëmbyer, duke shkaktuar mijëra viktima dhe duke ndryshuar përgjithmonë rrjedhën e politikës dhe sigurisë globale.

Në orën 08:46 të mëngjesit, një avion pasagjerësh i rrëmbyer nga terroristët e Al Qaeda-s u përplas me Kullën Veriore. Vetëm 17 minuta më vonë, një avion tjetër goditi Kullën Jugore, duke krijuar skena apokaliptike që u transmetuan drejtpërdrejt në të gjithë botën.

Në total, 2.752 persona humbën jetën në sulmin ndaj Kullave Binjake, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë, ndërsa viktimat i përkisnin 70 kombësive të ndryshme.

Pak orë më vonë, një avion tjetër u përplas mbi Pentagon, ndërtesën qendrore të mbrojtjes amerikane në Uashington, duke shkaktuar dhjetëra viktima të tjera. Ndërkohë, një aeroplan i katërt u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët tentuan të merrnin kontrollin mbi terroristët.

Presidenti i asaj kohe, George W. Bush, shpalli se Amerika ishte nën sulm terrorist. Për herë të parë në historinë amerikane, Administrata Federale e Aviacionit pezulloi të gjitha fluturimet në territorin e SHBA-së.

Pas sulmeve, Shtetet e Bashkuara nisën një ofensivë të madhe ushtarake në Afganistan, duke rrëzuar regjimin taleban që mbështeste Al Qaedën.

Sot, 24 vite më vonë, në vendin ku dikur ngriheshin Kullat Binjake, qëndron Kulla e Lirisë (Freedom Tower), si simbol i qëndresës dhe kujtesës për viktimat e 11 shtatorit.

Previous Post

VLEN: BDI/AKI të fundit që mund të flasin për “botën serbe”!

Next Post

Thaçi: Mexhiti dhe Kasami kanë votat për fitore të pastër

Related Posts

Botë

Tërmet i fuqishëm në Afganistan/ Të paktën 20 të vdekur dhe qindra të plagosur

03/11/2025
Botë

Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona

01/11/2025
Botë

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

01/11/2025
Botë

E rëndë/ 3 skiatorë gjermanë humbin jetën pas një orteku në Tirolin e Jugut në Itali

01/11/2025
Botë

Historia e veçantë që lidh kryeministrin potencial të Holandës me Kosovën

01/11/2025
Botë

Lufta në Gaza, 5 të vdekur dhe 17 trupa të gjetur brenda 24 orëve

01/11/2025
Next Post

Thaçi: Mexhiti dhe Kasami kanë votat për fitore të pastër

Serbët “ndezin” Beogradin, protestuesit përplasen me mbështetësit e Vuçiç

03/11/2025

Njihuni me fshatin ku nuk votoi asnjë banor

03/11/2025

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, jam ekonomist dhe kërkoj punë në sektorin privat

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk