Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

09/05/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot mbushen dhjetë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë, ku jetën e humbën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa rreth dyzetë mbetën të plagosur.

Drejtësi për të burgosurit sot kërkohet në Ferizaj dhe Lipjan, ku do të mbahen protesta.

Në konfliktin e armatosur përveç tetë pjesëtarëve të forcave policore, u vranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” nga muaji shkurt i vitit 2016 në Gjykatën Penale është zhvilluar seancë gjyqësore kundër 29 personave të cilët akuzohen për vepra të bëra penale “Organizatë terroriste” dhe “Terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për rastin e Kumanovës para Gjykatës u deklaruan se nuk ndihen fajtorë.

Rasti më vonë u bashkua me lëndën “Rufeja” në të cilin u zhvillua proces kundër tetë personave ndihmës të grupit të armatosur nga “Lagjja e Trimave” me çka numri i të akuzuarve u rrit në gjithsej 37.

Prokuroria Republikane Publike ka ngritur procedurë për të arrestuarit në aksionin në Kumanovë pasi MPB-ja parashtroi kallëzim penal deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër numrit të caktuar të personave për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Nga 37 të akuzuar për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”, 33 persona janë dënuar për veprat, ndërsa katër persona është sjell aktvendim lirimi.

Gjykata Penale në nëntor të vitit 2017 me burg të përjetshëm i dënoi Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Bekiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski. Me 40 vite burg u dënuan, Komandant Sokoli, Esat Kafexholli, Ardian Bujari, Shefqet Hallaçi, Betim Kabashi, Genci Sefaj, Enver Hoxha Klein, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica.

Me 20 vjet burg janë dënuar Kenan Isni, Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Landrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi. Musadik Pajaziti dhe Ebip Aliji janë dënuar me nga 12 vite burg. Arsim Bajrami dhe Elham Arifi nga 13 vite. 14 vite iu shqiptuan Seadudin Abdullait ndërsa 18 vite Ragmi Latifit. Prej të dënuarve, 19 janë shtetas kosovarë ndërsa të tjerët nga Maqedonia. Vetëm katër persona të akuzuar për logjistikë nga Maqedonia janë liruar tërësisht nga akuzat. Vlerësimi i aktakuzës u bë në fund të vitit 2015 kur për herë të parë, grupi prej 37 të akuzuarve u mblodh në sallën e vogël të Gjykatës Penale. Shqyrtimi kryesor filloi më 10 shkurt të vitit 2016. Seancat e para gjyqësore ishin thuajse të heshtura, por në fjalët hyrëse që kishin mundësi t’i japin të arrestuarit, u denoncua likuidimi i Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt, por edhe disa pjesëtarëve të grupit, pas arrestimit.

Prokuroria kërkoi burg të përjetshëm për të gjithë 37 të akuzuarit për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”.

Previous Post

VLEN: 9 dhe 10 Maji – Ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin!

Next Post

Sot përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Related Posts

Maqedoni

Angellov: Zjarri në Jasen po përkeqësohet

19/08/2025
Maqedoni

Nikollovski: Për dy vite e gjysmë, hekurudha nga Shkupi deri në Kërçovë duhet të jetë gati

19/08/2025
Maqedoni

Kondova mirëpriti me zemër të hapur Muhamed Elmazin

19/08/2025
Aktuale

Kryeparlamentari Gashi në Kosovë, takon Albin Kurtin

19/08/2025
Aktuale

Fetai: Rrisim transparencën institucionale

19/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: Ne i mbajmë premtimet dhe e kthejmë vizionin në realitet

19/08/2025
Next Post

Sot përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Palestina merr pjesë në Miss Universe për herë të parë, do të përfaqësohet nga kjo bukuroshe

19/08/2025

Dua Lipa në ballinën e revistës prestigjioze amerikane

19/08/2025

Angellov: Zjarri në Jasen po përkeqësohet

19/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk