Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

1 Maji/ Punëtorët dolën në rrugë – protesta për paga më të larta!

01/05/2024
1 Maji/ Punëtorët dolën në rrugë – protesta për paga më të larta!
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Duam rroga aq sa tuajat”, “Mjaft punuam për gjevrek dhe ujë”, shkruhej në disa nga pankartat e qindra të punësuarve që dolën në protestë për të ngritur zërin për padrejtësitë që i bëhen punëtorit në vendin tonë. Sindikalistët kërkojnë pagën minimale prej së paku 450 euro, pagesën e shpenzimeve ushqimore në masën 20 për qind të pagës mesatare dhe pagesën e shpenzimeve të transportit. Ata thanë se kushdo që do të vijë në qeveri pas 8 maji, duhet të plotësojë këto kërkesa gjatë 100 ditëshit të parë të Qeverisë.

Ivica Jovanovski është një nga rastet kur për shkak të padrejtësive në punë është detyruar të shkojë dhe të punojë në Gjermani. Me të ardhur në Shkup ai kishte vendosur t’i bashkohet protestës për të drejtat e punëtore, sepse siç tha, padrejtësitë e punëdhënësit i kishte provuar në kurriz të tij.

“Ika sepse këtu nuk ka para. Kam punuar në firmë që shpalli falimentimin, ndërsa pronën e morën politikanët. Duhet t’i dëmshpërblenin të punësuarit, nga 5 deri në 20 mijë euro u kanë mbetur borxh secilit të punësuar në atë firmë. Ika në Gjermani, atje respektohet punëtori, rrogat janë të mira. Ushqimi është më i lirë atje”, tha Ivica Jovanovski.

Laze Gerogievski feston 50 vjetorin si anëtarë i Lidhjes së Sindikatave. Sot nuk kishte se si të mungonte në protestë. Ai thotë se dikur në sindikata ka pasur qindra mijëra anëtarë, por me kalimin e viteve ndërhyrjet e politikës kanë ndikuar të ketë përçarje.

“Janë të dëshpëruar punëtorët, të rinjt. 04:06 Në sektorin privat akoma ekzistojnë shumë raste kur u lëshojnë në bankë K15 dhe jua kërkojnë që të ia kthejnë pronarit kesh. Duhet të ulemi dhe t’i diskutojmë mirë këto situate. Ka gra që u bëhet padrejtësi në pushimin e lindjes”, tha Laze Georgievski.

Protestuesit thonë se për shkak të mosrespektimit të të drejtave të punëtorëve, shfrytëzimit të të rinjve nga punëdhënësit vendi ka arritur në një gjendje kur dritaret e bizneseve janë të mbushura me njoftime për punësim, por pa punëtor.

  “Punëtorët nuk kanë asnjë të drejtë. Ata janë vënë në një qorrsokak, nuk mund të marrin rroga dhe as të gëzojnë privilgje siç gëzojnë pushtetarët. Të gjithë janë të diskriminuar, veçanërisht të rinjt. Në sektorin privat është edhe më keq. Të rinjve u japin shumë punë dhe i paguajnë pak. Aspak nuk I vlereësojnë. Kjo na ka bërë që të jemi në situatën kur s’kemi punëtorë.”, tha një protestues.

“Dua që gjithçka të jetë mirë për punëtorët! Të kenë më shumë të arhura, të jenë të siguruar, të gjitha përfitimet që kemi pasur më parë.”, tha një protestuese.

“Kushtet e punëtorëve janë për askund. Nuk ka punë, nuk ka rroga të mira, nuk ka asgjë. 00:38 Sa të rinju kanë mbetur për të punuar? As 5% nuk punojnë, sepse nuk ka rroga të mira.”

“Duhet të ketë më shumë të drejta. Rroga më të larta. Të ketë më shumë punësime. Këtu u bë shumë krizë, shumë inflacion, rrogat te vogla dhe të rinjt nuk lejojnë që që të punojnë këtu për dike për 30 mije denarë nga ora 7 deri në 19 dhe prandaj largohen nga vendi. Unë I përgëzoj të rinjt për guximin.”, tha një protestues.

Previous Post

Humbin Struga dhe Shkupi, fiton Shkëndija dhe merr kreun!

Next Post

Kasami: Me VLEN turizmi në Malin Sharr do të zhvillohet në maksimum (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Kasami: Me VLEN turizmi në Malin Sharr do të zhvillohet në maksimum (VIDEO)

Kasami: Me VLEN turizmi në Malin Sharr do të zhvillohet në maksimum (VIDEO)

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk