Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Меxhiti: Në Çair fillon realizimi i një mega-projekti në vlerë prej afro 1.5 milionë euro

15/05/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e komunës së Çairit Visar Ganiu, morën pjesë në fillimin e punimeve ndërtimore për rindërtimin e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Dizhonë, komuna e Çairit, në vlerë prej 88 milionë denarë grant qeveritar.

Mexhiti, para banorëve të pranishëm theksoi se me realizimin e këtij mega-projekti në vlerë prej afro 1.5 milionë euro, do të realizohet rekonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit dhe rrjetit atmosferik në rrugët 15 dhe 17, një projekt që do të lidhë 16 rrugë në lagjen Dizhon me ujësjellës të ri dhe kanalizim.

‘Vetëm me këtë thirrje vitin e kaluar, Çairi mori gati 3 milionë euro nga Qeveria, ndërsa në fillim të këtij viti u morën mbi 8 milionë euro në projekte, që do të thotë se në 10 muaj qeverisje, kemi ndarë mbi 11 milionë euro në grante për Komunën e Çairit, nga 0 denarë të dhënë nga Qeveria e mëparshme në vitin 2022, 2023 dhe gjysmën e parë të vitit 2024, deri në rënien e Qeverisë së korruptuar me zyrtarë në listën e zezë amerikane”, tha Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti.

Mexhiti theksoi se Qeveria po investon në të gjitha komunat dhe i përfundon punë që duhej të ishin përfunduar shumë më herët, dhe mori si shembull komunën e Çairit, për të cilën, sipas tij, kishte një bllokadë 3-vjeçare.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, shprehu falënderimin ndaj Qeverisë dhe zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, për mbështetjen në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e Komunës së Çairit.

Ky projekt është pjesë e nënprogramit AA për projekte infrastrukturore në komuna për vitin 2024 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me 100% fonde granti nga Qeveria.

Previous Post

Mexhit: Në vijë të parë në Qeveri për çështjet etnike kam qenë unë dhe Fetai, Taravari nuk është ankuar asnjëherë

Next Post

Limani: Katër deputetë të Frontit Evropian i janë bashkangjitur Qeverisë

Related Posts

Maqedoni

Zekirija Berisha bartës liste i VLEN-it për qytetin e Shkupit

13/09/2025
Aktuale

Zjarri në Trubarevë, Angellov: Ky është sulm hibrid ndaj shtetit!

13/09/2025
Maqedoni

LSDM: VMRO po e lë Shkupin t’i zihet fryma

13/09/2025
Maqedoni

Shkupi pa fat në Strumicë, humb me rezultat minimal dhe mbetet ende pa pikë

13/09/2025
Maqedoni

Reagim i BDI-së ndaj deklaratave të Izet Mexhitit

13/09/2025
Maqedoni

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi kandidaturat në Gostivar: Bashkim për fitore më 19 tetor

13/09/2025
Next Post

Limani: Katër deputetë të Frontit Evropian i janë bashkangjitur Qeverisë

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

13/09/2025

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

13/09/2025

Kina përuron urën më të lartë në botë (VIDEO)

13/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk